Arrestohet për trafik droge ish-presidenti i klubit të Lushnjes
LUSHNJE- Forcat policore kanë arrestuar sot nën akuzën e trafikut të drogës ish presidentin e klubit të futbollit të Lushnjës, Edmond Bega. Fillimisht lajmi u bë i ditur përmes burimeve të policisë lokale dhe me pas policia e shtetit nëpërmjet një konference për shtyp konfirmoi zyrtarisht arrestimin e Begës. Mësohet se emri i Begës është përmendur në përgjimet që Prokuroria italiane ka bërë në lidhje me Bandën famëkeqe të Lushnjës të udhëhequr nga Aldo Bare, ndërsa ish-presidenti i klubit të Lushnjes ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike. Bega është dërguar në ambientet e Policisë së Tiranës. (e.n/BalkanWeb)