E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët festojnë në mesnatë lindjen e Krishtit

TIRANE- Besimtarët e krishterë në të gjithë Shqipërinë, festojne sot në mesnatë lindjen e Krishtit. Kjo festë për nga rendesia është e dyta për kishen e krishterë pas festës së Pashkëve. Në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit festohet me solemnitet lindja e Jezusit. Meshat për nder të lindjes së Krishtit, kanë filluar që dy ditë më parë. Ceremonia kryesore e Krishtlindjes zhvillohet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë por dhe politikanë luten për më shumë dashuri, falje, drejtësi dhe gëzim. Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Sipas ungjijve të njohur dhe të pranuar nga Vatikani, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret. Lindja e Krishtit ishte paralajmëruar nga të gjithë profetët. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›