E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për vjedhje, ish- kandidatja për deputete e PD

21/10/2009  Nën akuza edhe tre persona. Dyshohet se falsifikuan dokumenta për përfitim

TIRANE- Katër ekspertë kontabiliteti të Drejtorisë së Përgjithsme të Tatim-Taksave midis tyre edhe ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Nevila Bami janë arrestuar nga prokuroria nën akuzën e “Fallcifikimit të vulave stampave apo Formularëve” si dhe të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën”. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë njësisë hetimore Task-Forcë, të cilat thanë se pas një hetimi disa mujor kanë arritur të finalizojnë me sukses dhe të zbardhin plotësisht skemën e grabitjes së 4 shtetasve si Shkëlqim Sako, 56 vjeç banues Tiranë, Ajeta Shkëmbi 43 vjeç banues Tiranë, Marjana Palla 40 vjeç banues Tiranë dhe Nevila Bami 34 vjeç banuese në Lushnjë. Sipas grupit hetimor të kësaj çëshje këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të falcifikojnë një sërë dokumentash (formularë, mandate arkëtimi etj), ku me anën e së cilave fshihnin sasi të konsiderueshme lekësh, të cilat më pas mendohet se i grabisnin. Mësohet se nga aktiviteti kriminal i tyre, një pjesë e lëkëve të mbledhura nuk shkonin në llogari të buxhetit të shtetit. Lidhur me këtë gjë aktualisht specialistët e Task-Forcës, nuk kanë nxjerrë ndonjë shifër konkrete se sa është shuma financiare e vjedhur nga 4 të arrestuarit e sipërcituar, por pritet që në hetimet në vazhdim kjo shifër do të përcaktohet saktësisht.

Kallëzimi

Ka mjaftuar vetëm një kallëzim penal nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila i bënte me dije prokurorisë se disa ekspertë kontabël të saj, kishin abuzuar me detyrën duke mos pasqyruar në mënyrë reale, të gjitha mandatet e arkëtimit, biletat dhe formularët e ndryshëm që dorëzojnë bizneset e vogla e të mëdha në këtë drejtori. Sipas kallëzimit, shifrat që kishin nxjerrë ekspertët kontabël nuk përputheshin me gjëndjen ekonomike reale të biznesit. Të nisur nga këto dyshime prokuroria ka filluar menjëherë hetimet, ku pas një sërë verifikimesh dhe përgjimesh, ka arritur në konkluzionin se 4 të ndaluarit, kanë kryer elementët e veprës penale të “Fallcifikimit të vulave stampave ose formularë” si dhe “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim. Operacioni

Duke qënë se gjatë hetimeve prokuroria kishte arritur të mblidhte një sërë prova, përfaqësuesit e akuzës i kanë kërkuar Gjykatës së Tiranës masën e “arrestit në burg” për tre të dyshuarit si dhe për ish-kandidaten për deputete të PD-së në Qarkun e Fierit Nevila Bami, e cila në zgjedhjet e 28 qershorit nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit. Pas analizimit të fakteve trupi gjykues ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” për shtetasin Shkëlqim Sako si dhe masën e “arrestit në shtëpi” për tre shtetaset e tjera. Ndërkohë që menjëherë policia organizoi operacionin e koduar “Fshehja”, ku ndaloi 4 shtetasit e sipërcituar.

Reagimi i ekspertes

Ajeta Shkëmbi, njëra prej tre grave të arrestuara ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë duke thënë se ajo, nuk ka kryer asnjë shkelje. E kontaktuar me telefon nga gazeta “Metropol” 43 vjeçari që ndodhet në “Arrest Shtëpie” ka pohuar se vetë ajo nuk e kishte kuptuar se si ishin ngritur këto akuza. Shkëmbi tregon se ska kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Ajo nuk pranon të flasë gjatë në telefon, por shprehet shprehet se çëshjen në vazhdim do e ndjekë më avokatin e saj. Ndërkohë që nga ana tjetër pas një kontrolli policor, mësohet se në ambientet e banesave të katër të ndaluarve efektivët e policisë, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kompjutera, si dhe një serë dokumentash financiare të cilat pesedoheshin nga këta shtetas

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›