Arrestohet polici dyshohet për bashkëpunim
11/05/2005 Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës
LEZHE – Dy ditë më parë, në burgun e Shën Kollit, në Lezhë, ka patur një tentativë për arratisje, e cila ka përfunduar në prangosjen e një efektivi të policisë si dhe në riprangosjen e dy shtetasve, që vuanin dënimin në burgun e inauguruar vetëm pak kohë më parë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se tentativa për arratisje e një të burgosuri me 14 vjet heqje lirie është arritur vetëm falë ndihmës nga brenda të efektivëve të burgut.
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Rendit Publik mësohet se Dritan Mëhilli, 32 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë punonjës policie në burgun e Shën Kollit, u arrestua, pasi ka shpërdoruar detyrën në një tentativë për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit të dy shtetasve.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në një informacion zyrtar. Sipas këtij informacioni bëhet fjalë për një polic, i cili së bashku me një të dënuar, që po lirohej nga burgu, ka bashkëpunuar për të ndihmuar në arratinë e një tjetër të burgosuri.
Burimet bënë të ditur se gjithçka ka ndodhur në orët e vona të dy ditëve më parë, në ora 23.00, kur shtetasi Elvis Sula, 29 vjeç, me banim në Tiranë, ishte duke u liruar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Në momentin kur po lirohej, i dënuari Sula, i cili sapo kishte përfunduar dënimin e tij për veprën penale të vjedhjes, polici i shërbimit Dritan Mëhilli, ka bashkëpunuar me shtetasin Elis Gjypi, sikurse edhe i sapoliruari Elvis Sula, në përpjekjen për të nxjerrë ilegalisht nga burgu 25-vjeçarin Gjypi, i dënuar për vjedhje me dhunë, me 14 vjet heqje lirie.