Në Fier qarkullojnë 30 automjete të vejdhura në Perëndim

11/05/2005 Interpoli sinjalizon, Prokuroria konfirmon
FIER - Rreth 30 mjete, të cilat rezultojnë të vjedhura në shtetet e zhvilluara Perëndimore, qarkullojnë në rrethin Fier, bëjnë të ditur burimet nga organi vendor i akuzës.
Sipas prokurores Marjeta Zaimi, mësohet se hetimi është shtrirë jo vetëm mbi këtë kategori mjetesh, por edhe në ato që kanë parregullsi mbi dokumentet e tyre, sidomos lidhur me mosdoganimin.
Sipas Zaimit mësohet se, “deri tani në Prokurorinë e Fierit kanë
mbërritur dokumentet nga zyra e Interpolit, por kjo nuk përbën ende provë, sepse mungojnë edhe kallëzimet penale nga shtetas të ndryshëm evropianë për këto mjete”.
Gjithsesi, sipas saj, mësohet gjithashtu se janë regjistruar një numër i konsiderueshëm mjetesh të vjedhura.
”Në Prokurorinë e rrethit Fier, thotë Zaimi, janë regjistruar një numër i konsiderueshëm veprash penale, apo procedimesh për vepra penale të vjedhjes së automjeteve, falsifikimit të dokumenteve apo dhe të deklarimeve të rreme në doganë, që ndryshe quhen vepra penale të kontrabandës në mënyra të tjera. Këto çështje janë në hetim. Ndërsa mësohet se një mumër i konsiderueshëm janë dërguar për gjykim për parregullsitë në dokumentet e automjeteve, për të cilat ka hetuar prokuroria.
“Në 30 procedime, lidhur dhe nga deklarimet e marra nga Interpoli, është deklaruar që ky numër, pra rreth 30 mjete, rezultojnë të vjedhura në shtete të ndryshme. Por, duke qenë se kjo e dhënë e Interpolit nuk është provë që të provojë faktin dhe autorësinë e autorit të këtyre vjedhjeve konform procedurave ligjore, ne jemi duke u drejtuar autoriteteve kompetente për të përcaktuar vendin e vjedhjes, dhe më pas nëse ka kallëzim nga shtetas të huaj për këto vjedhje, nëse ka autor prej tyre, për të bërë më pas kallëzim penal”, ka thënë prokurorja Zaimi.
Vetëm kohët e fundit në rrethin e Fierit ka nisur gjuetia e mjeteve luksoze nga ana e hajdutëve ende të paidentifikuar.
Ndërsa në Prokurori ka me dhjetëra dosje, të cilat janë në duar, të oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, përveç atyre që janë dërguar në gjykatë për këto vepra penale.