“Përfitimi im deri 30 mijë lekë në ditë, nëpërmjet mashtrimit”

11/05/2005 Minoreni në prangat e policisë, përfitonte nga njohjet e pronarëve të dyqaneve e lokaleve
BERAT - Ka rënë në prangat e policisë, ndërsa priste jashtë derës të lokalit për të marë lekët, që tentonte të përvetësonte nëpërmjet mashtrimit.
Arrestimi
Mesditën e djeshme, policia e krimeve në bashkëpunim me policinë e rendit dhe atë të krimit ekonomik ka prangosur dhe më pas ka shoqëruar në ambientet e policisë 17-vjeçarin Fatjon Boturi, banor i fshatit Mbrakull, 18 km në lindje të qytetit.
Sipas burimeve të policisë i mituri u prangos në flagrancë në ambientet e një lokali në qëndër të qytetit pas një telefonate që pronari i lokalit bëri në polici, duke treguar veprimin që bëri adoleshenti. Po i njëjti burim pohoi për gazetën se për veprime të tilla 17-vjeçari ishte dënuar më parë me burg.
Në ambientet e policisë i mituri ka pohuar se ka kryer veprën e mashtrimit, por në këtë rast nuk ka përvetësuar asnjë lek, ndërsa ka treguar se të njëjtin veprim e ka kryer disa herë, por deri tani nuk e ka kuptuar asnjeri, ndërsa ai ka përfituar sasira të pakta lekësh deri në 20 mijë e 30 mijë lekë (të vjetra) në ditë apo në javë, sipas rastit të krijuar me anë të mashtrimit.
Mashtrimi
“Pa e kuptuar, duke sajuar një sërë gënjeshtrash, unë arrija të merrja 20 deri në 30 mijë lekë të (vjetra) në ditë, pa arritur që të më kuptonin njerëzit, ndërsa ata nuk më njihnin dhe unë shpëtoja për mrekulli”, mësohet të jetë shprehur në polici minoreni. “Ndërsa mendoja për mashtrimin tjetër të radhës, duke studiuar llojt dhe tipat e njerëzve, që njihja apo që kërkoja t’i mashtroja, në fillim studioja njeriun që e njihja, që e kisha nga fshati, apo nga zona, dhe më pas studioja tipat e tyre dhe njerëzit që ata lidheshin”, tregon Fatjon Boturi.
“Më sukses kisha me bashkëfshatarët, edhe pse ata nuk banonin në fshat, unë i gjeja kë kishin mik apo shokë, apo kushëririn e tij dhe pastaj përgatisja mashtrimin si do t’i shkoja, çfarë gënjeshtre do t’i thoja, që ai të bindej që unë e kisha seriozisht se s’po e gënjeja dhe ai ta besonte dhe të më jepte lekët”.
Kështu ka pohuar në polici në hetimet e para 17-vjeçari, ndërsa ka shokuar policët e krimit ekonomik me sajesat dhe kurthet që kishte arritur të ngrinte njerzve për t’u marrë paratë.
“Shkoja te ‘X’ dhe i thosha më dërgoj ‘Y’ se më duhen kaqë lekë dhe nga njëherë u thosha m’i jep tani se ka fëmijën në spital, do shkoj në spital, do bëjë dokumentet e shtëpive, apo i duhen se mori disa ilaçe, apo plaçka në dyqan dhe t’i kthen në shtëpi. Për të më besuar ju thosha ja ku është, po s’besove eja takoje vetë etj.”, trgeon Fatjoni.
“Në këtë mënyrë njerëzit bëheshin viktimat e mia dhe unë pasi përvetësoja lekët ikja i kënaqur, ndërsa studioja dhe përgatisja gënjeshtrën për viktimat e radhës”, përfundon rrëfimin para grupit hetimor minoreni.