Kazino, “Lutraki” hedh në gjyq Ministrinë e Financave

11/05/2005 Klubi i hotel “Lutrakit”: Komisioni dhe Ministria e Financave shkelën termat e tenderit
Klubi i hotel “Lutrakit SA” do të hedhë në gjyq vendimin e komisionit të tenderit dhe të Ministrisë së Financave për shkelje të procedurave të tenderit dhe mosvlerësimt të drejtë të ofertave. Kjo kompani lajmëron se do të kërkojë rishqyrtimin e procedurave për vlerësimin e kazinove dhe vendimit të ministrit të Financës, që relatoi për të garantuar një licensë për kazinotë në Tiranë. Komisioni përgjegjës, gjatë procedurave të tenderit, ka bërë një sërë gabimesh. Klubi “Lutraki” prezanton faktet aktuale, dhunim të termave të tenderit dhe rregullave të funksionimit të komisionit, që çoi në trajtim diskriminues të konkurrentëve. “Rezultatet ishin shpërfillëse, oferta jonë ishte superiore 25 milionë euro për kazino, shoqëruar me një shumë prej 5 milionë eurosh me donacion për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke garantuar një licensë të plotë krahasuar me një ofertë më të ulët për investime inferiore së bashku me termat cilësorë dhe sasiorë”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të hotel “Lutrakit”. CHL SA po inicion procedurat në rregull jo vetëm për të arritur kthimin e vendimit, që ishte arbitrar dhe i pajustifikueshëm, i cili përjashtoi këtë biznes në marrjen e një license. Por, kryesorja për shtetin shqiptar është që të sigurojë një program investimesh të lartë, superior në cilësi dhe bashkëkohës. E tek e fundit, një kazino me standarde evropiane për qytetin e Tiranës, po aq sa edhe në zhvillimin e turizmit, duke mos përjashtuar infrastrukturën në Shqipëri. E gjithë kjo kërkesë për arbitrim të vendimit të Ministrisë së Financave, bëhet për të rihapur procedura transparente dhe të kundërta me ato që janë bërë deri tani. “Ne jemi duke vendosur dhe një herë piketat tona për të kompletuar planet e biznesit tonë të përkryer, të cilat gjithashtu janë të pajisura me kredibilitet, që në të vërtetë prezantojnë një kazino solide, e ngjashme me kazinotë e Austrisë. Në këtë klub, për herë të parë në këto 10 vite janë bashkuar kazinotë greke si njësi të CHL SA. Si konkluzion, CHL SA deklaron që po inicion një ankesë administrative për të rivlerësuar dhe për të arbitruar vendimin e Ministrisë së Financave, që këto gabime të mos përsëriten në fazën e dytë. Kjo do të jetë dhe rruga e standardeve, si një nga detyrimet, e cila do të fuste Shqipërinë në rrugën e Evropës.