Maturantët, ja datat e provimeve

11/05/2005 Provimet do të zhvillohen çdo një javë, nga data 6 qershor deri më datën 28 qershor
Petrela: Testet do të jenë në nivel mesatar, studiuam nivelin e nxënësve
Këtë vit shkollor maturantët do të kenë ditën e parë “të etheve” më datën 6 qershor, në këtë datë do të startojë provimi i gjuhës në degën frënge, më pas duke vazhduar për secilën nga degët e gjuhëve të huaja të arsimit të mesëm profesional. Ndërsa për maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm, provimet startojnë më datë 10 qershor, me lëndën e letërsisë. Më datë 20 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe pas gati një jave, më datë 28 qershor, do të mbyllen provimet e maturantëve me lëndën e fizikës.
Testet
Shpresa Petrela, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Vlerësimeve dhe Provimeve, thotë se këtë vit do të përgatiten teste të një niveli mesatar, duke bërë dhe një vlerësim të testeve të mëparshme të hartura për provimet e maturës, si dhe duke vlerësuar nivelin e nxënësve, të përgjigjeve të kthyera prej tyre.
Heqja e provimeve me gojë
Këtë vit është hedhur ideja për heqjen e provimit me gojë. “Duke qenë se testet e provimeve me gojë i përgatisin vetë shkollat, unë nuk mund të jap një përgjigje decizive, por për disa lëndë që bërja e provimit me gojë nuk është e domosdoshme dhe mund të hiqet”, thotë Petrela.
Përgatitjet për konkurset e universitetit
Menjëherë pas dhënies së provimeve të maturës, maturantët do të nisin përgatijet për konkursin e pranimit për të vazhduar shkollat e larta. Për disa përgatijet kanë nisur, duke hyrë që tani në kurse private, ndërsa për disa të tjerë nisin në muajin korrik. Ndërkohë këtë vit regjistrimet për të hyrë në konkurs do të nisin më herët se vitet e tjera, ndoshta në mes të korrikut. Po atë ditë do t’u jepen dhe programet e konkurrimit, si dhe nëse dëshirojnë testet që kanë rënë vitet e kaluara.
Datat e provimeve të shkollave të mesme
Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja
6 qershor gjuha frënge
Më pas vazhdojnë degët e tjera
Shkollat e mesme të përgjithshme
10 qershor letërsia
20 qershor matemtika
28 qershor fizika
Studentët
Nis në një universitet të huaj, do të vazhdojë një në Shqipëri
Ka shumë studentë që, pasi bëjnë disa vite universitet jashtë shtetit, pastaj duan të kthehen në Shqipëri. Por, për të caktuar se në cilin vit të universitetit shqiptar dhe cilat provime duhet të rijapësh dhe cilat do të njihen, komisioni duhet të njohë programin e lëndëve që ke dhënë jashtë shtetit.
Çdo kërkesë për transferim nga një universitet brenda vendit drejt Universitetit të Tiranës, bëhet përmes universitetit ku studion, aktualisht, studenti. Dokumentacioni pranohet vetëm përmes postës zyrtare. Nuk pranohen dokumentacione dorazi nga vetë studenti i interesuar për transferim.
Dokumentet
1. Kërkesa me shkrim e të interesuarit
2. Vërtetimi i lëndëve të dhëna provim me notat përkatëse
3. Planet dhe programet mësimore të lëndëve që ka dhënë provim
4. Kopje e indeksit të notave (librezës së notave)
5. Vërtetimi që konfirmon se është student i universitetit (nga vjen)
6. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
Shënim: Dokumentet duhet të noterizohen në Shqipëri.
Karta e Bolonjës, si do të merren titujt
Procesi i Bolonjës është një program veprimi i njehsuar që përfshin disa risi. Karta e Bolonës do të siguroj Diploma të krahasueshme dhe të konvertueshme në të gjithë hapësirën evropiane. Një sistem studimi të bazuar në dy cikle: Diploma Universitare (jo më pak se tre vjet) dhe Master (jo më pak se dy vjet). Zbatimin e sistemit të krediteve. Sigurimin e cilësisë në nivel institucional, kombëtar dhe evropian. Zhvillimin e lëvizjeve të studentëve dhe pedagogëve, si dhe bashkëpunimin midis universiteteve në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.
Cilët janë titujt e diplomave
Diplomë Universitare (D.U) me kohëzgjatje jo më pak se tre vjet, ku studenti duhet të fitojë 20 – 30 module, të cilët vlerësohen me 180 pikë kredite.
Shembull: Diplomë Univerisitare – Matematikan.
Master me kohëzgjatje 2 vjet ku studenti, pasi ka marrë DU-në, do të fitojë 120 pikë kredite të tjera në një drejtim të caktuar dhe të mbrojë një mikrotezë.
Shembull: Master – Gjenetikë e popullatave.
. Doktor (Dr)
Me kohëzgjatje jo më pak se 3 vjet, ku i diplomuari Master vazhdon në përgjithësi në rrugë individuale studimet dhe mbron një temë shkencore.
. Diplomë e Specialitetit (DS)
Me kohëzgjatje 1 – 3 vjet. Kjo diplome jepet për degët e mësuesisë (Diplomë e Mësuesit, D M), kohëzgjatja e së cilës mendohet të jetë një-vjeçare.
Disa veçori të reja të Diplomës Universitare
•Një vit akademik përbëhet nga 30 javë mësimore, ku çdo javë studenti do të zhvillojë rreth 20 – 30 orë 60 minutëshe në auditor. Modulin qe s’e ka fituar, si rregull, studenti është i detyruar ta përsërisë vitin pasardhës.
•Studenti vazhdon studimet me frekuentim të detyruar dhe pjesëmarrja e aktivizimi i tij në mësim ka peshë në vlerësimin me notë të modulit.
•Lëshimi i Diplomës Universitare (DU) shoqërohet me një Diplomë Shtesë, në të cilën shënohen modulet me kreditet dhe notën përkatëse të studentit, si dhe sipas një sistemi vlerësimi, të quajtur ECTS.
Në Diplomën Shtesë jepen të dhëna për studentin, për numrin e krediteve të formimit të detyrueshëm bazë, të krediteve të detyrueshme të specialitetit, të krediteve të lëndëve me zgjedhje, të krediteve të gjuhës së huaj (p.sh. 6 kredite), si dhe të aktiviteteve të tjera formuese e të provimit përfundimtar.