Vdes gruaja, plagoset burri
11/05/2005 Traktori me goma përfundon në greminë
MALLAKASTER - Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e një shtetaseje dhe plagosjen rëndë të bashkëshortit të saj, është
shënuar ditën e hënë, në rrethin e Mallakastrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 në fshatin Banaj të Mallakastrës.
Shtetësja Hava Banaj, 53 vjeçe, banuese në fshaitn Banaj të Mallakastrës së bashku me bashkëshortin e saj kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre në aksin rrugor Mollaj-Hekal. Në ecje e sipër, mjeti i tyre traktor, me të cilin bashkëshortët kanë qenë duke udhëtuar, ka dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në greminë. Për pasojë, shtetësja Hava Banaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë së Mallakastrës, për të dhënë ndihmesën e tyre të parë.
Mësohet se bashkëshorti i saj është plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë si pasojë
e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit.