Arrestohet polici që vrau 15-vjeçarin, protesta në Athinë
Athinë- Ndërsa në kryeqendrën greke dhe në qytete të tjera vijojnë protestat, mediat greke njoftojnë prangosjen e policit që qëlloi për vdekje adoleshentin. “Polici që qëlloi me armë mbi 15-vjeçarin në Athinë është arrestuar me akuzën e “vrasjes së qëllimshme”- thonë burimet policore, duke sqaruar se situata në Greqi vijon të jetë e tensionuar.Edhe agjenti tjetër që ndodhej me të është arrestuar për bashkëpunim në vrasje. Prokuroria ka marrë një vendim të tillë duke prerë fletët e arrestit, mbi bazën e dëshmitarëve. Ndërkohë ende nuk janë kryer autopsia dhe analiza balistike për të mbërritur në një konkluzion zyrtar që do të përcaktojë se nga ka ardhur plumbi që shkakoi vdekjen e të riut. Agjenti që qëlloi, kishte konfirmuar se kishte shtënë dy herë në ajër dhe një herë në tokë, duke thënë se një nga këta plumba ka bërë rikoshetë dhe ka kapur adoleshentin dhe duke i shkaktuar atij vdekjen.
Forcat policore janë në gatishëmri, ndërkohë që mijëra vetë janë në protestë, të rebeluar pas ngjarjes së një nate më parë, kur humbi jetën një adoleshent i përfshirë në protestë.
14.48Rinisin protestat ne Athine, mijera vete neper rruge Mbi 7000 të rinj anarkistë po protestojnë aktualisht nëpër rrugët e Athinës. Sipas mediave greke disa dyqane janë në flakë.
Deri në mesditë bilanci i dëmeve në kryeqytetin helen ishin 100 dyqane të shkatërruara, 50 makina të djegura dhe 16 degë bankash të dëmtuara. Përleshjet u shkaktuan pasi policia vrau mbrëmë një adoleshent. Pothuajse të gjitha forcat e policisë së Athines janë të mobilizuara dhe në gjendje gadishmërie pasi pritet që përleshjet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Edhe në Selanik pamjet që transmetojnë mediat greke tregojnë për dëme të mëdha që janë shkaktuar dje në mbrëmje në qendër të qytetit, ku janë djegur godina të degëve të bankave, dyqane dhe makina . Por ndërsa në Selanik prej orës 5 të mëngjesit gjendja është qetësur në Athinë, konfrontimet vazhdojnë në mënyrë sporadike.
Çdo gjë ka filluar dje në mbrëmje në orën 21:00 kur një patrullë policie ka kaluar në qendër të lagjes Eksarqia në Athinë dhe është sulmuar, sipas versionit të policisë greke nga një grup të rinjsh prej 25 vetësh, të cilët kanë hedhur shishe birre mbi makinën e policisë dhe më pas kanë ofenduar policët grekë.
Një prej policëve ka nxjerrë pistoleten dhe ka qëlluar për vdekje në drejtim të një adoleshenti, Andreas Grigoropulos, 15 vjec i cili ka gjetur vdekjen pas disa minutash.
Por, sipas dëshmitarëve okularë të rinjtë kanë qenë shumë më pak dhe vetëm kanë sharë patrullën e policëve grekë teksa po kalonin në lagjen Ekarqia, epiqendra e disa grupeve anarkiste në Athinë.
Sipas dëshmive të policëve ,njëri prej tyre ka qëlluar dy herë në ajër dhe njëherë në tokë. Ky ka qenë edhe plumbi që i ka marrë jetën adoleshentit 15 vjecar.
Pas kësaj Athina është shndërruar në një arenë lufte. Anarkistët dhe forcat e policë janë përleshur gjithë natën me bomba molotov, gurë ,janë djegur banka dhe makina.
Në fillim protesta filloi si një marshim drejt rajonit të policisë, më pas janë ngritur barrikada në rrugë për t’u përleshur me forcat e polcisë greke .Atmosfera ka qenë tepër e tensionuar, në rrugë, dëgjoheshin hedhjet e bombave molotov nga anarkistët dhe bombat me gaz lotsjellës që hidhte policia greke. (INA)
Protesta ne Athine, policia vret 15-vjeçarin 11.30Athinë- Protesta të fuqishme përfshinë sot disa qytete greke, pasi një polic qëlloi për vdekje një adoleshent në Athinë. Protestat kanë shkaktuar trazira të paprecedenta civle që nuk mbahen mend prej shumë vitesh në vendin mesdhetar.
Protestat filluan dje në mbrëmje në Athinë, pas të shtënave në zonën qendrore të kryeqytetit, Eksarkia, ku të rinjtë hodhën bomba molotov ndaj policisë, dogjën dhjetëra makina dhe thyen xhamat e shumë dyqaneve. Shumë shpejt protesta filloi në Selanik dhe në qytete të tjera veriore të Greqisë. Edhe ishujt turistikë të Korfuzit dhe Kretës u përfshinë nga protestat, çka detyroi ministrin e Brendshëm, Prokopis Pavllopulos të paraqiste dorëheqjen, edhe pse kryeministri grek, Kostas Karlamanlis nuk e pranoi atë.
Dy oficerë policie u arrestuan për ngjarjen dhe po merren në pyetje për incidentin. Oficerët thanë se makina e tyre u sulmua nga 30 të rinj dhe gjatë kohë kur ata po përpiqeshin të arrestonin adoleshentët, ata u sulmuan përsëri.
Pas pak çastesh, njëri nga oficerët hapi zjarr duke vrarë një prej adoleshentëve.''Kjo është hera e parë që nga viti 1985 që policia vret një adoleshent'', tha një zëdhënës i policisë.
Një zyrtar i shëndetësisë tha se djali ishte 15 vjeç.''Vrasës me uniformë!'' ishte parrulla e qindra të rinjve përballë selisë qendrore të policisë në Athinë. /atsh/