E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet politikani cek per korrupsion

Policia ceke ka akuzuar një politikan të opozitës për korrupsion. David Rath, ish-ministër i Shëndetësisë, akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të kontratave të ndërtimit dhe shpërndarjes së fondeve të Bashkimit Europian. Një nga gjykatat e qarkut urdheroi paraburgimin e rij per te penguar arratisjen e tij . Rath , 46 vjeç, është i pari deputet i dhomës ligjore që mbahet në burg prej vitit 1998.

Rath i cili ka sherbyer si guvernator i rajonit qendror të Bohemisë ka dhene dorejeqjen diten e merkuer dhe ka mohuar ashper akuzat kunder tij . Mediat ceke kane bere me dije se ai dyshohet për marrjen e një ryshfeti lidhur me kontratat e ndërtimeve publike dhe shpërndarjen e fondeve të BE. Në prill, 90.000 njerëz marshuan përmes Pragës për të protestuar kundër shkurtimeve të shpenzimeve, rritjen e taksave dhe rrushfetit politike. 

Në momentin e arrestimit, ish-ministrit iu gjetën mbi 250 mijë euro në një kuti këpucësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›