E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polimika per 60 vjetorin e mbretereshes Elizabet

Ka ngjallur mjaft polemika 60 vjetori i mbretërimit të Mbretëreshës Elizabet. Siç janë bojkoti i eventit nga ana e Mbretëreshës Sofia të Spanjës për shkak të çështjes së sovranitetit të Gjibraltarit, dhe lista e debatueshme e të ftuarve.

Jose Manuel Garcia-Maregallo, ministër i Jashtëm i Spanjës bëri të ditur lajmin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij brazilian. "Shtëpia Mbretërore ka vendosur përfundimisht që të anullojë vizitën e Madhërisë së saj, Mbretëreshës drejt Mbretërisë së Bashkuar, si rezultat i disa vështirësive nga Traktati i Utrehtit rreth marrëdhënieve mbi Gjibraltarin",-tha ai.

Midis disa emrave polemizues të ftuar në ceremoninë solemne në Kështjellën e Uinsdor, spikat Mbreti i Zvazilandit, Msëati III dhe Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa al-Khalifa, të akuzuar secili për abuzim me të drejtat e njeriut dhe abuzim me fondet. Ndërsa Mbreti i Bahreinit është duke u përballur me protesta të përgjakshme në vend, me demonstruesit që kërkojnë më shumë të drejta civile dhe demokraci, kreu i shtetit të Afrikës Jugore i lejon vetes dhe 13 grave të tij një stil jetese luksoz, ndërsa më shumë se gjysma e popullsia vuan nga uria, prej të cilës vdesin çdo vit dhjetëra mijëra shtetas.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Britanisë ka publikuar një deklaratë, në të cilën shkruhet se takimi në “Buckingham Palace” do të shërbejë për të debatuar mbi një sërë çështjes me interes dypalësh me Mbretin e Bahreinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›