Salihi, 13 gola në kampionatin austriak

www.albania-sport.com - Rapidi i Vjenës shijoi fitoren e dytë të vitit 2010, me një fitore 3-0 kundër Matersburgut, ndërsa Hamdi Salihi u rikthye te goli, i 13-ti sezonal dhe i 11-ti me fanellën e nënkampionët e Austrisë.
Rapidi vazhdon të jetë në vendin e dytë të Bundesligës autriake. Të tre golat e Rapidit u shënuan në pjesën e dytë, me një interval prej dhjetë minutash: Patoka (48’), Jelaviç (58’) dhe Salihi (68’). Hamdi Salihi u zëvendësua në minutën e 82-të.
Salihi është golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 13 gola, pavarësisht se me Rapidin është aktivizuar vetëm në 16 ndeshje, ndërkohë që Stefen Hofman ka realizuar 12 gola në 26 ndeshje.
Trajneri i Rapidit të Vjenës, Peter Pakult: “Skuadra ka bërë gjatë gjithë 90 minutave një ndeshje shumë të mirë. Ne bëmë presion qysh nga minuta e parë”.
Salihi, me 13 gola, por aq Janko Mark i Red Bullit, është i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit austriak, me 3 gola më pak se Valner Roman i Red Bullit (16 gola), skuadër që kryeson kampionatin austriak. Sa për kuriozitet, 13 lojtarë kanë shënuar 56 gola e Rapidit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 24 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili