Rikthehet Cana dhe optimizmi te Sanderlendi

Lorik Cana do të rikthehet sot për Sandërlendin në sfidën kundër Aston Vilës. “Macet e zeza” kanë grumbulluar 8 pikë në katër ndeshjet në shtëpi dhe kapiteni Lorik Cana beson se skuadra është në formë të mirë për të përsëritur fitoren kundër Birmingamit, edhe ndaj Aston Vilës në transfertë, që nuk ka humbur prej 9 ndeshjesh. Cana: “Ne e kemi mundur Vilën në Carling Cup por na ka mundur në kampionat. Kapiteni shqiptar: “Ne kemi nevojë të marrim aq pikë sa të mundemi”, - tha Cana për faqen zyrtare të klubit. “Ne jemi tani qartësisht 10 pikë nga zona e rënies, por kampionati nuk ka mbaruar” .
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 24 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili