E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSE, hetim për të gjetur përgjegjësit për vrasjet e 21 janarit

Socialistët europianë , ditën e sotme shprehën shqetësimin e tyre për përshkallëzimin e tensionit gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, ku tre demonstrues mbeten të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën më 21 janar.

PSE reagon në mënyrë të menjëhershme përsa i takon demostratës homazh e njëkohësisht duke lëshuar thirrje për qetësi.
“Situata sociale e vendit është pëfshirë nga rritja e tensioneve dhe dhunës. Parlamenti shqiptar kaloi një rezolutë të mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar që është e papranueshme duke e quajtur demonstratën e të premtes së kaluar si një puc të paligjshëm dhe tentativë për grusht shteti nga lideri i Partisë Socialiste” thuhet në deklaratë.

Partia e socialistëve europianë dënon reagimin e qeverisë dhe bën thirrje për hetimet për të gjetur përgjegjësit për vrasjet e 21 janarit.

Sipas socialitëve europianë, Partia Popullore Europiane duhet t`i bëjë apel kryeministrit Berisha që të ndalë politikat e tij të papërgjegjeshme, siç është presioni ndaj prokurores së përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›