Arrestohet pronari, shpërndahej heroinë në lokalin e tij
SHKODËR - Një 45 vjeçar nga Shkodra u arrestua mesnatën e së mërkurës, pasi gjatë një kontrolli në lokalin e tij iu gjetën dy qese plastike, në të cilat dyshohet të ketë lëndë narkotike. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Shkodrës thanë të enjten për se "Frederik Kelaj, 45 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, u arrestua nga policia, pasi gjatë një kontrolli të befasishëm në lokalin e tij në lagjen "Skënderbeg", iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike të tejdukshme, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike". Sipas policisë, gjatë peshimit që u janë bërë këtyre qeseve kanë rezultuar të jenë 3,65 gramë njëra dhe 1.95 gramë tjetra.
6 Qershor 2008