E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i kërkuari, ishte dënuari për dezertim nga ushtria



VLORË – Prej më shumë se një vit ka arritur t’i shmanget vendimit të Drejtësisë, pasi ishte dënuar për dezertim nga radhët e ushtrisë, por vetëm dy ditë më parë është arrestuar nga forcat e rendit. Burimet zyrtare të Policisë së Vlorës bëjnë të ditur se të mërkurën, rreth orës 10.00, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Juljan Çelaj, lindur në vitin 1986 në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar, “ndalimi u bë për arsye se 22-vjeçari Çelaj ishte dënuar në Prill të vitit të kaluar nga Gjykata Ushtarake e Vlorës me katër muaj burg. Ai ishte shpallur fajtor për akuzën e “dezertimit nga shërbimi ushtarak”, i parashikuar nga neni 33/1 i Kodit të Procedurës Penal Ushtarake. Ai kishte braktisur shërbimin dhe më pas çështja i kishte kaluar drejtësisë. Tashmë 22-vjeçari do të kryejë muajt e përcaktuar në qeli.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›