Shpërdorimi i detyrës, dy oficerë policie në hetim
BERAT – Dy oficerë të strukturave të Rendit në Drejtorinë e Policisë e Policisë së Beratit do të hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Burimet zyrtare pranë prokurorisë së rrethit bëjnë të ditur se ka nisur hetimi ndaj shtetasit Mehmet Rrapo, me detyrë shef i Zyrës së Antitrafikut dhe shtetasit Enton Sofka, me detyrë inspektor në këtë zyrë. Sipas të dhënave paraprake, Rrapo dhe Sofka akuzohen për shpërdorim gjatë ushtrimit të funksionit të tyre zyrtarë dhe kryerje të veprimeve arbitrare. Dosja në ngarkim të tyre ka kaluar në organin e akuzës, ku po vijohet me hetimet e mëtejshme.
6 Qershor 2008