E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet punonjesi i FNSH-se per trafik armesh dhe municionesh

Arrestohet në Kryeqytet punonjësi i policisë së Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Denis Sukni, për Trafikim të armëve dhe municioneve. Arrestimi i tij u realizua pasi dje në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushnjes” afër lokal “Koloseu” i është kapur në flagrancë nga Njësia e Operacianeve Speciale si dhe gjatë kontrollit personal (fizik) janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov”me një krëhër me shtatë copë fishekë luftarak të kalibrit 9 mm, të cilën e mbante pa leje të ograneve kompente.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 (shtatë) krehër automatiku dhe një sasi 130 (njeqind e tridhjetë) copë fishekësh luftarak mod 56, kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë mod 54, kalibrit 7.62, tre fenelina, një shkop bejsbolli.

Për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm këtij shtetasi ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma organike e shërbimit një pistolete, tipi TT, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›