Vlore arrestohet autori i vrasjes se peshkatarit ne Orikum

Policia e Vlorës ka arrestuar në orët e vona të ditës së djeshme autorin e vrasjes së ndodhur në Orikum më 25 gusht të këtij viti, ku mbeti i vrarë peshkatari Sokol Veizi, 41 vjeç. Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë falë një pune hetimore intensive prej disa ditësh kanë bërë të mundur arrestimin e 38 vjeçarit Bekim Hibraj, banues në Orikum.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye falë një prove shkencore të gjetur dhe të siguruar, konform të gjitha procedurave ligjore, në vendin e ngjarjes. Gjithashtu bazuar në provat e grumbulluara dhe hetimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se vrasja është kryer për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Gjithashtu po ditën e djeshme policia e Vlorë ka arrestuar në flagrancë 53 vjeçarin Agim Hekuran Sinanaj, banues në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në lagjen “Isa Boletini” brenda kazino “APEX” duke tentuar të vjedhë me dhunë punonjësin e kazinosë shtetasin E K., të cilin po e kërcënonte që t’i jepen një sasi të hollash.