E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet se vidhte dru

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 10:52

Policia ka arrestuar një të dyshuar , pasi është kapur në flagrancë me sharrë motorike duke prerë dru në pyll, pronë shoqërore.

Ngjarja ka ndodhur në Stublinë të Vitisë. Është konfiskuar edhe automjeti civili me të cilin i dyshuari e përdorte për transport.

Zyrtarët e pylltarisë kanë bërë fotografimin e vendit të ngjarjes dhe kanë konfiskuar drunjtë e prerë.

Më pas, automjeti i është liruar pronarit, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›