E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja anulon vizitën, pas vdekjes së nxënësit

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 11:15

Ministri i Shkencës, i Arsimit dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, ka ngushëlluar familjen Shala, nga Mleqani i Malishevës, me rastin e humbjes së jetës së fëmijës së tyre Albionit, 10-vjeçar.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e më të dashurit tuaj, Albion Shala. Ky lajm na tronditi pa masë, duke qenë se humbëm një nxënës të Shkollës Fillore ‘Beqir Gashi’”, thuhet në ngushëllimin e ministrit Buja.

Ministri Buja kishte planifikuar që të realizojë një vizitë sot në këtë shkollë, e cila është anuluar për shkak të vdekjes tragjike të Albin Shalës.

Albin ka humbur jetën të enjten rreth orës 15.50, pasi ka rënë në një pus të hapur në një fushë të fshatit Mleqan.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›