E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shpërndarësi i drogës për studentët

Bledar Haklaj, qe dyshohet si shpërndarës droge për studentët është arrestuar në makinë me 11.6 gramë marijuanë. I arrestuari sipas policisë, është vëllai i Shote Haklajt, e cila mbeti e vrarë në atentatin që iu krye në deputetit të PD, Azgan Haklaj 

TIRANE- Skuadra e Antidrogës arreston pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës një 25-vjeçar nga Tropoja, i cili dyshohet si shpërndarës i marijuanës për studentët. Bledar Haklaj është arrestuar në makinë me 11.6 gramë marijuanë. Vetë Haklaj ka mohuar akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke pretenduar se është vetë përdorues dhe se e kishte drogën për përdorim vetjak. Haklaj është siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa pritej që të kryheshin analizat nëse ishte me të vërtetë përdorues. I arrestuari sipas policisë, është vëllai i Shote Haklajt, e cila mbeti e vrarë në atentatin që iu krye në orën 2:00 pas mesnate duke u gdhirë 31 tetori i vitit 2001 deputetit të Partisë Demokratike, Azgan Haklaj. Nga shpërthimi i një sasie eksplozivi të montuar në pallatin ku banonte deputeti, në rrugën “Partizani” të qytetit të “Bajram Currit”, u vra Shote Haklaj, e cila atë natë ishte në shtëpinë e kushëririt të saj, si dhe u plagosën të paktën 3 persona të tjerë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›