Arrestohet shqiptari, kërkohej për plagosje
Një shqiptar është arrestuar
dje në Rexhio Emilia
nga karabinierët e
Kodonjos, pasi akuzohet për
vrasje të mbetur në tentativë,
ngjarje e ndodhur më 19 qershor
të 2001-shit në Gela. Sipas agjencisë
së lajmeve ANSA, 44-vjeçari,
të cilit i janë bërë të ditur vetëm
inicialet L.A. ishte në kërkim prej
katër vitesh dhe do të vuante
dënimin me 8 vite burg. Gjatë
arrestimit të parë në 2004-ën,
shqiptari kishte qëlluar ndaj
agjentëve të policisë. Pas një viti
paraburgim, shqiptari ishte liruar
nën masën e arrestit "detyrim
me paraqitje". Policia nuk kishte
arritur të ekzekutonte një vendim
të dytë për riarrestimin e tij,
pasi shqiptari ishte zhdukur. Në
fund të gjykimit, 44-vjeçari ishte
dënuar përfundimisht me 12
vjet burg, por më pas gjykata
kishte vendosur t‘i falte 1/3 e
dënimit. Dje karabinierët e
Kodonjos ndaluan shqiptarin e
"arratisur" teksa po lëvizte me
makinën e tij tip "Pezho 207" në
qendër të Brembios. Burri me
inicialet L.A. kishte kërkuar azil
politik, duke u prezantuar nën
një emër fals si shtetas francez.
Policia ka nisur procedurën e
verifikimit të identitetit.
dje në Rexhio Emilia
nga karabinierët e
Kodonjos, pasi akuzohet për
vrasje të mbetur në tentativë,
ngjarje e ndodhur më 19 qershor
të 2001-shit në Gela. Sipas agjencisë
së lajmeve ANSA, 44-vjeçari,
të cilit i janë bërë të ditur vetëm
inicialet L.A. ishte në kërkim prej
katër vitesh dhe do të vuante
dënimin me 8 vite burg. Gjatë
arrestimit të parë në 2004-ën,
shqiptari kishte qëlluar ndaj
agjentëve të policisë. Pas një viti
paraburgim, shqiptari ishte liruar
nën masën e arrestit "detyrim
me paraqitje". Policia nuk kishte
arritur të ekzekutonte një vendim
të dytë për riarrestimin e tij,
pasi shqiptari ishte zhdukur. Në
fund të gjykimit, 44-vjeçari ishte
dënuar përfundimisht me 12
vjet burg, por më pas gjykata
kishte vendosur t‘i falte 1/3 e
dënimit. Dje karabinierët e
Kodonjos ndaluan shqiptarin e
"arratisur" teksa po lëvizte me
makinën e tij tip "Pezho 207" në
qendër të Brembios. Burri me
inicialet L.A. kishte kërkuar azil
politik, duke u prezantuar nën
një emër fals si shtetas francez.
Policia ka nisur procedurën e
verifikimit të identitetit.