Itali, asfiksohen nga soba me dru
Një familje shqiptare në
Itali për pak është shuar
nga dioksidi i karbonit, i
çliruar nga soba me dru. Agjencia
e lajmeve italiane, ANSA bëri
të ditur dje se mbrëmjen e së enjtes
në Carpineti të Reggio Emilias,
prindërit dhe dy fëmijët shqiptarë
7 dhe 5 vjeç, kanë mbetur
të intoksikuar në shtëpinë e
tyre si pasojë e dioksidit të karbonit
të çliruar nga soba me dru. Të
katër personat janë dërguar me
urgjencë në spitalin e Castelnovo
Monti dhe më pas në atë të Fidenzas
për një trajtim më special,
për shkak të gjendjes së tyre të
rënduar. Gjithsesi, mjekët bëjnë
të ditur se familja shqiptare i ka
shpëtuar rrezikut për jetën. Po
sipas agjencisë ANSA, nga hetimet
paraprake dyshohet se shkak
i asfiksimit ka qenë tymi i dalë
prej derës së sobës, e cila mund
të jetë harruar hapur.
Itali për pak është shuar
nga dioksidi i karbonit, i
çliruar nga soba me dru. Agjencia
e lajmeve italiane, ANSA bëri
të ditur dje se mbrëmjen e së enjtes
në Carpineti të Reggio Emilias,
prindërit dhe dy fëmijët shqiptarë
7 dhe 5 vjeç, kanë mbetur
të intoksikuar në shtëpinë e
tyre si pasojë e dioksidit të karbonit
të çliruar nga soba me dru. Të
katër personat janë dërguar me
urgjencë në spitalin e Castelnovo
Monti dhe më pas në atë të Fidenzas
për një trajtim më special,
për shkak të gjendjes së tyre të
rënduar. Gjithsesi, mjekët bëjnë
të ditur se familja shqiptare i ka
shpëtuar rrezikut për jetën. Po
sipas agjencisë ANSA, nga hetimet
paraprake dyshohet se shkak
i asfiksimit ka qenë tymi i dalë
prej derës së sobës, e cila mund
të jetë harruar hapur.