Prokuroria, 20 dëshmi për vrasjen e dëshmitarit të dosjes “Kashari”
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje rreth 20 persona për zbardhjen vrasjes së dëshmitarit të dosjes “Kashari”. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur tetorin e vitit të kaluar në komunën e Kasharit, kur Gani Kamberi u gjet i vdekur me një plumb në pjesën e prapme të kokës. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se grupi hetimor ka përgatitur listën me emrat e personave që do të merren në pyetje, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Dëshmitarët
Në listën shumemërore të personave që kanë dijeni në lidhje me kushtet dhe rrethanat ku është vrarë Gani Kamberi, gjenden edhe emrat e atyre individëve me të cilët viktima mendohet se ka pasur konflikte për çështje pronësie. Për shkak të hetimeve nuk bëhen ende të ditur emrat e personave që do të merren në pyetje për zbardhejn e vrasjes dhe identifikimin e autorit. Prokuroria e Tiranës ka ngritur hipotezën se Gani Kamberi, 50 vjeç, është vrarë, përkundër asaj të ngritur në fillim se Kamberi i kishte dhënë fund jetës. Hetimet në lidhje me pistën e vrasjes filluan pas pretendimeve të familjarëve të Gani Kamberit, të cilët hodhën poshtë versionin për një vetëvrasje të tij. Ndërkohë ekspertë të Mjekësisë Ligjore bëjnë të ditur se Gani Kamberi është vrarë, madje, mënyra me të cilën janë mundur të humbin gjurmët, flet për një vrasje të paramenduar. Trupi i zhvarrosur i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore pas denoncimit të familjarëve për dyshimet në lidhje me vetëvrasjen.
Zhvarrosja
U zhvarros rreth tre muaj pasi ka humbur jetën Gani Kamberi. Dyshimet e familjarëve në lidhje me rrethanat në të cilat ka vdekur 50-vjeçari kanë detyruar Prokurorinë të nisë hetimet dhe të urdhërojë zhvarrosjen e trupit të pajetë. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se tashmë është ngritur pista për vrasjen e Kamberit. Shkak për ngritjen e kësaj piste është bërë jo vetëm denoncimi i të afërmve, por dhe fakti se ai është gjetur i vdekur vetëm një ditë pasi kishte bërë denoncimin për një konflikt pronësie. Prokurorë nga Prokuroria e Tiranës, ekspertë të mjekësisë ligjore si dhe përfaqësues nga policia kanë kryer zhvarrosjen e Gani Kamberit, trupi i të cilit më pas i është nënshtruar ekspertizës. Për zhvarrimin e kufomës është vendosur pas dyshimeve se 50-vjeçari mund të jetë vrarë, pasi denoncoi në organin hetimor, abuzime me pronat. Ndërkohë mbi ngjarjen ka dalë një listë me 26 persona që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se është vendosur të kryhet riekspertizë për “vetëvrasjen” e deklaruar të tre muajve më parë në fshatin Kashar. Skandali i trojeve dhe dosja e cilësuar si “Kashari”, për të cilën u prangosen dy ish-kryekomunarë, një drejtues aktual dhe zyrtarë të kadastrës e kryepleq, duket se ka rizgjuar organin e akuzës dhe të ngrejë dhe dyshimet në lidhje me vdekjen e 50-vjeçarit nga Kashari. Një tjetër fakt që shton dyshimet e Prokurorisë në një vrasje të mundshme është dhe fakti se 50-vjeçari ishte në listën e dëshmitarëve në dosjen “Kashari”.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008