Pranga ushtarit të Zall-Herrit, ekzekutoi Hysen Begën
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Nuk ka i mjaftuar një dënim për vrasjen e kushëririt, por ka marrë hak duke ekzekutuar në mes të qytetit 46-vjeçarin Hysen Bega. I dyshuari si autor i vrasjes është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka vënë në pranga Nazmi Rramillin, 24-vjeç, ushtar me pagesë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë me qendër në Zall-Herr Tiranë. Ndërsa si motiv i ngjarjes ka shërbyer një hakmarrje për vrasjen e kushëririt të autorit në vitin 2003.
Arrestimi
Ushtari me pagesë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Zall-Herr, Nazmi Rramilli, është vënë në pranga dje si i dyshuar për vrasjen e 46-vjeçarit Hysen Bega. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave, Nazmi Rramilli ka lindur dhe banon në fshatin Hardhishtë, Komuna Gjepalaj, Durrës, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë. Provat e mbledhura dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes kanë mundësuar identifikimin dhe më pas ndalimin e autorit. Pas arrestimit të autorit të ngjarjes, uniformat blu kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e krimit, automatik model 56 së bashku me dy krëhëra, të cilët pas ngjarjes ishin hedhur në një kanal nga autori. Ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së 24-vjeçarit u gjetën dhe më pas u sekuestruan edhe 5 krëhëra automatiku, pa fishekë, 2 kapsolla detonatore dhe 1 pistoletë elektrike, të cilat i mbante pa leje. Grupi i hetimit pranë sektorit kundër krimeve të rënda kanë ngritur akuzat për veprën penale “të vrasjes me paramendim” e “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Ngjarja
Dy net më parë u ekzekutua në lagjen “Erzen” në Shijak për motive gjakmarrjeje Hysen Bega, 46 vjeç. Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se i dyshuari mendonte se viktima ishte përfshirë në vrasjen e djalit të hallës së babait të tij në vitin 2003. Sipas të njëjtave burime, për këtë ngjarje është dënuar me burgim dhe vuan dënimin Fatos Balla. Nisur edhe nga dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes, mësohet se atentatorët kanë qenë në një motor dhe kanë ardhur me shpejtësi dhe më pas kanë qëlluar me armë 46-vjeçarin Bega.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008