E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavie, radha e emigrantëve 1.5 km

Pika e kalimit kufitar të Kakavies vazhdon të jetë shumë e ngarkuar me emigrantë ditët e fundit të këtij muaji. Sipas të dhënave nga policia e Gjirokastrës, radhët krijohen edhe për shkak se pala greke gjatë natës ka punuar vetëm me një sportel. Radhët janë rreth 1.5 km deri në dalje të fshatit Kakavie. Aktualisht numri i sporteleve pas takimeve të palës shqiptare me ato greke janë shtuar. Pala greke punon me 6 sportele, ndërsa pala shqiptare me 7. Përgjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit janë larguar nga territori shqiptar 5000 emigrantë me rreth 1000 automjete. Policia rekomandon emigrantët që do të ishte më mirë të përdornin edhe pika të tjera kufitare si 3 urat, apo Qaf Botin, në mënyrë që të mos presin me orë të tëra në pikën e Kakavies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›