Fugoni me pasagjerë bie në humnerë, një i vdekur
Një fugon me pasagjerë i nisur nga Tirana për në Peshkopi ka përfunduar në humnerë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme dhe shkak ka qenë çarja e njërës prej gomave të fugonit. Si rrjedhim fugoni ka fluturar 17 metra poshtë duke qenë fatal për Erblin Kabën i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur janë edhe 7 personat e tjerë që udhëtonin me fugonin.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për shkakun e aksidentit.