Sejdiu: Ambasadorët e parë brenda muajit
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu paralajmëroi se brenda këtij muaji do të emërohen ambasadorët e parë të Kosovës në botë.
“Emërimi i ambasadorëve ne vendet me marrëdhënie më të rëndësishme diplomatike dhe ekonomike është hap i rëndësishëm për procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, tha Sejdiu.
Ai theksoi se Kosova do të krijoj të gjithë parametrat e një shteti modern, me një ushtri moderne, polici efikase, diplomaci të sukseshme, qeveri funskionale dhe zhvillimin ekonomik.
Ndërkohë “invazionin” politik të Beogradit, e quajti përpjekje të kotë të politikës serbe të shantazhit.