E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zogjtë pushtojnë qytetin

Kemi mësuar  që zogjtë janë të dobishëm për sistemin ekologjik, por në Fier ata po bezdisin banorët. Pikërisht janë zogjtë fluturak që  kanë detyruar banorët e qytetit të Fierit të braktisin lulishtet e këtij  qyteti. Kjo ngjarje e rrallë është pak e pabesueshme por ka  ndodhur në Fier këto ditë të nxehta gushti. Mijëra zogj në çdo orë të ditës kanë pushtuar kryesisht parkun më të bukur të qytetit atë të njohur nga fierakët  si lulishtja e Bar Rinisë. Ajo që dikur ishte e mbushur nga qytetarë në drekë ose në mbrëmje  më shumë pensioniste që shlodheshin në orët e vapës në stolat e lulishtes, sot është e braktisur. Mijëra zogj, të cilat kanë ndërtuar foletë e tyre në  këto pisha  kanë ndotur gjithë mjedisin përreth zonës, ndërsa një erë e keqe ndihet deri në rrugën kryesore. Por dyndja e tyre pa kontrolluar  ka  larguar edhe klientelën e dy lokaleve me luksozë të qytetit. Klientët e shumtë janë larguar duke lënë tavolinat bosh. Dikujt I ka shkuar ndërmend një metodë origjinale për dëbimin e tyre, por edhe ajo ka dështuar. Ndezja e  dhjetëra fishekzjarreve  për te trembur zogjtë, veç spektaklit që  kanë dhënë duke mbushur qiellin jo vetëm me fishekzjarre por edhe nga mijëra zogj që fluturonin të trembur në ajër, asgjë tjetër nuk ka bërë. Zogjtë kane zbritur serish me shpejtësi te foletë e tyre  duke mbushur me cicërimat e tyre të zhurmshme  rreth 30 rrënjë pisha plot e përplot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›