E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megjashi: dënime maksimale për pedofilët

Ambasada e parë e fëmijëve në botë - “Megjashi” ka reaguar ndaj rasteve të shpeshta të pedofilisë të cilët gjithnjë e më tëpër po shtohen në Shqipëri dhe më gjërë.

“Megjashi” kritikon punën e organeve të gjyqësisë se nuk po shqiptojnë dënime më të ashpra dhe maksimale për pedofilët të cilët shpeshherë i përsërisin veprat e tyre.

“Edhe përskaj zbulimit gjithnjë e më shpeshtë dhe arrestimeve të pedofilëve nga ana e policisë, dhe ndryshimeve më të reja në Kodin Penal që mundësojnë dënime më të ashpra, gjyqtarët akoma shqiptojnë dënime minimale”, thuhet në reagimin e Megjashit.

Ambasada Megjashi pyet se cfarë duhet të ndodhë me fëmijët që gjyqtarët të fillojnë t’i dënojnë në mënyrë adekuate pedofilët të cilët në të shumtën e rasteve pasi lirohen, sërish i përsërisin veprat e tilla.

Ambasada e parë e fëmijëve- “Megjashi” thekson se lufta kundër pedofilisë kërkon angazhim te gjere, përmes bashkëpunimit të organizatave qytetare dhe institucioneve shtetërore, posaçërisht Qendrat për punë sociale, gjyqësia, policia, shkolla, etj.

“Ftojmë organet e gjyqësisë që pedifilët t’i dënojnë me së paku me nga dhjetë vite ose burg të përjetshëm, në varësi të rrethanave rënduese të veprës së kryer. Përderisa prindërit kanë njohuri dhe e miratojnë abuzimin seksual për të përfituar materialisht, kërkojmë t'i merret e drejta prindërore dhe të dënohen penalishtë para organeve të gjyqësisë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›