Arrestohet trafikanti i droges
Policia kufitare e Kapshtices sekuestroi sot ne mengjes 3 kilogram heroine. Lenda narkotike u bllokua sot rreth ores 07:30 minuta gjate nje kontrolli rutine qe policia po kryente nje makinen e nje emigranti shqiptar. Policia beri te ditur se droga u gjet ne makinen me targa greke prone e Artur Hasalles 23 vjec nga qyteti i Elbasanit. Ky i fundit e kishte fshehur drogen te paketuar ne pako te vogla ne gomen rezerve dhe po tentonte ta kalonte ne Selanik nepermjet pikes kufitare te Kapshtices. Menjehere te riut nga Elbasani i jane vene prangat dhe po merret ne pyetje per te mesuar bashkepunetoret e kesaj linje trafiku droge. Javet e fundit eshte shtuar ndjeshem sasia e lendeve narkotike qe jane kapur dhe sekuestruar nga forcat e policise shqiptare kryesisht ne pikat kufitare me Greqine.