E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i objekteve sulmohet me tulla e gurë

20/02/2009  Policia kap autorin

TIRANE- Efektivët e komisariatit të policisë nr. 2 kryen arrestimi në flagrancë të shtetasit Jani Velia, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kastriot, Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi akuzohet se rreth orës 13.00, në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të ambasadës greke, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kundërshtuar me dhunë dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë së ruajtjes së objekteve. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i mësipërm ka goditur me sende të forta (tulla dhe gurë) kabinën e shërbimit të rojës, ku janë thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në kokë dhe fytyrë punonjësi i policisë. Aktualisht materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë”, “goditjes për shkak të detyrës” dhe “shkatërrimit të pronës”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›