Tre adoleshente vjedhin turkun
20/02/2009 ELBASAN- Tre vajza bashkëmoshatare janë arrestuar nga policia, pasi kanë vjedhur një shtetas turk në banesën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit. Vajzat ndër të cilat dy motra me inicialet B. V., 19 vjeç, lindur e banuese në lagjen “5 Maj” në Elbasan, B. V., 18 vjeç dhe një shtetase tjetër me inicialet M. K., 19 vjeç, me banim në Haxhias kanë arritur t’i marrin nga portofoli 700 dollarë amerikanë dhe 30 mijë lekë të reja një punonjësi turk të Kurumit. Tre adoleshentet një ditë më parë në orët e para të mëngjesit, pasi kanë përfituar nga puna e njërës prej tyre që merrej me pastrimin e shtëpisë së turkut kanë realizuar vjedhjen e parave. Kanë zgjedhur orën për të hedhur dyshime mbi një vjedhje të studiuar, por kanë gabuar, pasi nuk e kanë shqyer derën, por kanë përdorur çelësin. Menjëherë shtetasi turk me inicialet R. U., 48 vjeç, lindur në Izmir e banues në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, pasi ka zbuluar se ishte vjedhur lajmëroi policinë lokale. Pasi ka përshkruar vajzën që punonte tek ai,e vetmja që kishte çelësin e shtëpisë efektivat e policisë kanë arritur brenda 24 orësh të arrestojnë tre autoret e vjedhjes spektakolare.