Policia forcon kufijtë me një marrëveshje
20/02/2009 Kryepolici firmos me evropianët
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, nënshkroi një marrëveshje për vendosjen e bashkëpunimit operacional me agjencinë evropiane FRONTEX, e cila përfaqësohej me Drejtorin Ekzekutiv Ilka Laitinen. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka si objektiv të godasë migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitarë që lidhet me të, duke rritur kontrollin dhe forcuar sigurimin e kufijve midis shteteve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë. Synimi i kësaj marrëveshjeje është përmirësimi i bashkëpunimit operacional midis shteteve anëtare në fushën e menaxhimit të kufijve të jashtëm si dhe shkëmbimin e informacionit mes njësisë së analizës së riskut të FRONTEX dhe Departamentit të Kufirit e Migracionit. Veç të tjerash kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin operacional mes shteteve të BE-së dhe Shqipërisë si dhe dhënien e asistencës së vazhdueshme nga shtetet anëtare të BE-së në trajnimin e personelit të policisë shqiptare. Ndërkohë që drejtori i “FRONTEX”, Laitinen, u shpreh se policia shqiptare dhe ajo e kufirit kanë nivel të lartë profesionalizmi. “FRONTEX” është Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit të Kufijve të Jashtëm Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian.