Policia gjen trupin e taksistit të zhdukur
20/02/2009 Ishte vrarë e djegur për xhelozi
HAS- Pas shumë orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupit të taksistit të masakruar Avni Sinani, 37-vjeç nga dy vëllezërit Hasanpapaj. Burime pranë komisariatit të Hasit thanë se trupi është gjetur në ujërat e liqenit të Fierzës, 1 kilometër larg urës së Hasit. Viktima Avni Sinani ishte shpallur i zhdukur që prej datës 17 shkurt nga familjarët e tij. Sinani është keqtrajtuar, vrarë dhe më pas djegur nga vëllezërit Jetmir dhe Granit Hasanpapaj. Ndërkohë që operacioni për arrestimin e dy autorëve ka zgjatur 10 orë, pasi të dyshuarit kishin mundur të largoheshin në malet e zonës. Historia e ngjashme me serialet horror ka për motiv, xhelozinë e njërit prej vëllezërve, pretendimi i të cilit ishte ngacmimi i bashkëshortes nga ana e taksistit. Dy vëllezërit pas arrestimit e kanë pranuar krimin e rëndë, duke dhënë parave trupit gjykues edhe detajet e ekzekutimit të viktimës Avni Sinani.