E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbulon në kryeqytet avokatin mashtrues

20/02/2009  Ndodhet në Itali, shpallet në kërkim

TIRANE- Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomiko-Financiar ditën e djeshme dërguan materialet në Prokurori për veprën penale të “mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit 42-vjeçar Genci Ç., lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i cili aktualisht është emigrant në Veletri, Romë Itali. Ndaj 42-vjeçarit ka bërë kallëzim shtetasi T. V., se shtetasi Genci Ç ka mashtruar persona të ndryshëm, duke u hequr si avokat dhe duke u premtuar se, do t’u zgjidhte problemet, që ata kishin me pronat e tyre pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sapo u merrte lekët “avokati” i sipërcituar shkëpuste çdo kontakt me klientët e tij. Mirëpo këta të fundit duke u nisur nga mungesa e prezencës së tij, kanë ngritur dyshime dhe e kanë denoncuar në polici shtetasin Genci Ç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›