E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet turku, tentoi udhetimin nga Rinasi drejt Italise

Specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko – Financiar kryen dy dite me pare arrestimin ne flagrance te shtetasit me kombesi turke, Mustafa Taskopru, 31 vjeç, banues ne Turqi. Arrestimi i tij u krye sepse dje eshte kapur ne Aeroportin e Rinasit ne momentin qe po tentonte te kalonte kufirin me nje pasaporte sherbimi te shtetit turk, e dyshuar e falsifikuar. Nderkohe, ne cilesine e proves materiale u sekuestruan: Pasaporta ne emer te tij, pasaporta turke e zakonshme po ne emer te tij, nje telefon “Samsung” ngjyre gri dhe nje bilete elektronike e linjes ajrore Alitalia - Milano. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te “falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave”, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal.

Kishte falsifikuar karten greke, ndalohet nga policia

Dje u ndalua nga specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko – Financiar shtetasi Xhevat Xhemal Hallulli, 26 vjeç, banues ne Bogas Kavaje. Ndalimi i tij u krye sepse dje u kap nga policia e Rinasit ne momentin kur po tentonte te kalonte kufirin me leje qendrimi greke te dyshuar te falsifikuar dhe nje pasaporte. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan: pasaporta, karta e identiteti grek, nje telefon e markes “Samsung”. Materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes per veprat penale te “falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave” dhe te “falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve”.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›