E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toro: “Banka të kthejë floririn, të mos përzihet me politikën”

Kundrejt deklaratave të Bankës së Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me drejtësi” shprehet se Banka e Shqipërisë nuk duhet të përzihet me vullnetin politik. Agim Toro, sekretar i Përgjithshëm i kësaj shoqate, u shpreh dje për gazetën “Albania” se Banka e Shqipërisë duhet të japë llogari për sasinë e pasurive të luajtshme që ka në dispozicion. Sipas Toros, Banka e Shqipërisë nuk duhet të presë ligjin nga Parlamenti, por duhet që shpërndajë arin te familjet që e kanë pasur në pronësi atë, nisur edhe nga dokumentacioni që ajo ka për këtë çështje. “Në rast se Banka shprehet se nuk e ka këtë detyrim ndaj ish-pronarëve, atëherë kush duhet ta marrë këtë detyrim kushtetues kur floriri disponohet nga vetë Banka e Shqipërisë?” - tha Toro për “Albania”-n. Duket se ish-pronarët nuk pajtohen me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, e cila e përjashton veten nga kjo përgjegjësi. Banka e Shqipërisë shprehet se kjo përgjegjësi i përket qeverisë, por ish-pronarët kërkojnë respektimin e detyrimit kushtetues, që në rastin konkret, sipas tyre, duhet të zbatohet nga vetë Banka e Shqipërisë.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›