E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-ve dhe ICITAP i dhurojne Database-n e trajnimeve Policise Shqiptare

Dje, me date 13.12.2007, ne oren 16:00, ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit u zhvillua ceremonia e dhurimit te Database-it Syber-Work per trajnimet dhe burimet njerezore e te personelit te Policise se Shtetit. Ky database dhurohet nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane dhe programi ICITAP. Te pranishem ne kete ceremoni ishin ministri i Brendshem, z. Bujar Nishani, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, z. John Withers, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, kryekomisar Ahmet Prençi, drejtori i Programit ICITAP, z. Darrel Hart, si dhe drejtues te larte te Policise se Shtetit. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit falenderoi ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, z. John Withers si dhe Programin ICITAP, per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i kane dhene Policise se Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara gezojne nje marredhenie shume te ngushte bashkepunimi me qeverine shqiptare dhe ky bashkepunim eshte veçanerisht i ngushte, nepermjet Ministrise se Brendshme, Policise se Shtetit dhe Programit ICITAP te Departamentit Amerikan te Drejtesise prane Ambasades sone. Ne kemi ndjekur me krenari perparimet e shenuara ne trajnimin e oficereve te Policise si dhe rritjen e profesionalizmit te tyre, ndersa ata te gjithe luajne nje rol integral ne luften kunder korrupsionit ne vend”, - deklaroi ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, z. John Withers. Ambasadori ne fjalen e tij beri edhe nje permbledhje te shkurter te ketij database.

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›