Meta: “Rinia e sotme do ta ndryshoje politiken shqiptare”
Kreu i LSI-se, Ilir Meta, ka marre pjese dje ne Konventen e Pare Studentore te Levizjes Rinore per Integrim, ne nje takim entuziast dhe me pjesemarrjen e qindra te rinjve. Duke folur ne kete takim, Meta shprehu keqardhjen per mosrealizimin e endrrave dhe aspiratave te te rinjve te viteve ‘90, te cilet permbysen diktaturen komuniste ne Shqiperi. Por kreu i LSI-se shprehu besimin e plote se tranzicioni i sterzgjatur shqiptar, shume shpejt do te marre fund fale perfshirjes, angazhimit dhe kontributit te rinise se sotme shqiptare ne skenen politike.
“Me lejoni te hedh veshtrimin 17 vite me pare, atehere kur Shqiperia perpiqej qe te ndahej nga nje sistem, i cili e kishte mbaruar me kohe rolin e tij, atehere kur rinia e Shqiperise, kur studentet e Shqiperise ishin ata qe me guximin, besimin dhe me sinqeritetin e tyre e ndihmuan Shqiperine te ndahej me nje te kaluar qe nuk prodhonte me te ardhme dhe te hynte ne nje rruge te re, ne ate te demokracise dhe te integrimit europian. Sot 17 vjet me pas edhe pse vendi ka ndryshuar jo pak, perseri Europa eshte nje enderr. Perseri na ndodh qe sa me teper ne afrohemi, jo rralle Europa na largohet. Na ndodh qe te biem edhe ne deshperim, edhe ne merzi pasi duket sikur gjerat kane ngecur dhe kemi hyre ne nje rreth vicioz, te cilin nuk e thyejme dot. Por me kete rini qe shoh ketu, jam i bindur qe ky rreth vicioz do te thyhet ne radhe te pare nga ju dhe bashkemoshataret tuaj", tha Meta. Kreu i LSI-se inkurajoi te rinjte e pranishem, dhe ftoi te gjithe brezin e te rinjve shqiptare qe me angazhimin e tyre te ndryshojne politiken dhe te realizojne aspiratat e te gjithe shqiptareve, per te pasur nje Shqiperi europiane.
Shaban Sulçe
14 Dhjetor 2007