E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati Popullit çon per hetim kater gardiane

Sipas rekomandimit, ata kane torturuar nje te paraburgosur. Shkresa zyrtare mberrin te kryeprokurorja Ina Rama dhe ne Prokurorine e Vlores
Laureta Rryçi

Ndjekje penale per kater gardiane burgu, torturuan te paraburgosurin. Avokati i Popullit i ka bere shkrese zyrtare prokurorit te Vlores, por edhe kryeprokurores Ina Rama, per shkeljen e rende qe ka konstatuar ne paraburgimin e Vlores. Burime prane ketij institucioni pohuan dje per gazeten “Albania” ne forme rekomandimi zyrtar, se Dobjani i ka kerkuar prokurorit te rrethit te Vlores, Petrit Çano, te nise menjehere hetimet per nje ngjarje te ndodhur pak kohe me pare. Sipas rekomandimit, nje grup ekspertesh te kesaj zyre ka realizuar inspektim ne institucionin e paraburgimit Vlore. Objekti i programit te punes ishte per te pare si respektohet Ligji “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim” i ndryshuar vetem pak kohe me pare.
Rekomandimi
Sipas shkreses zyrtare, gjate inspektimit ne institucionin e paraburgimit Vlore konstatuam se, aty jane 17 dhoma me nje kapacitet prej 46 personash, ndersa ne fakt ne keto dhoma ndodheshin 91 persona, pra me nje mesatare deri ne 6 persona ne dhome. Jo vetem kubatura e dhomave ku qendronin te paraburgosurit ishte e vogel, por brenda tyre nuk kishte asnje vend te pershtatshem per mbajtjen e ushqimeve te sjella nga familjaret, te cilat fatkeqesisht ndodheshin neper qese plastmasi dhe te varura ne sende rrethanore te pershtatura si gozhde, te cilat ishin ngulur ne te kater muret.
Ngjarja
Duke ushtruar kontroll ne mjediset e brendshme te institucionit te paraburgimit e konkretisht ne ajrim, i paraburgosuri Arian Lamaj, i irrituar, u eshte drejtuar eksperteve te zyres se Avokatit te Popullit, duke u thene: “Me kot inspektoni kushtet ne ajrim, kur para se te vinit ju, punonjesit e policise kane keqtrajtuar te paraburgosurin Ilirjan Malaj, i cili ndodhet te dhoma 1”. Menjehere ekspertet kane shkuar per verifikim te dhoma nr. 1, ku ndodhej i paraburgosuri Ilirjan Mapaj dhe konstatuan se syri i djathte i tij ishte i enjtur dhe i nxire. I paraburgosuri ishte shume i tronditur dhe i irrituar e ne keto rrethana, duke pare kembenguljen e tij per te bere ankese, nga ana e eksperteve, i jane marre deklarime te hollesishme per ngjarjen e ndodhur. I paraburgosuri Ilirjan Malaj, ndermjet te tjerave, ne deklarimet e tij sqaroi: “Ne daten 23.11.2007, rreth ores 9-9:30, ne dhomen 1 kane ardhur per kontroll punonjesit e policise, Afrimi, Erion Malaj, shefi i regjimit te brendshem, ndersa une isha ne gjume. Na thane kontroll dhe une u çova, ndersa Afrimi hidhte rrobat. I them te mos i hidhte ne ate menyre, kurse ai me qelloi me pellembe ne fytyre dhe une e shava duke i thene: ‘O kurve, perse me godet?’. Pas ketij momenti me qelloi me grusht ne syrin e djathte, duke ma enjtur ate. Pastaj ai dhe policet e tjere me qelluan me shkop gome nga kurrizi, me lidhen me hekura dhe me çuan ne dhomen e mjekut, duke me qelluar perseri me shkop ne pjese te ndryshme te trupit. Sipas rekomandimit, subjekti i ketij krimi jane shtetasit Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi, punonjes policie te institucionit te paraburgimit Vlore, te cilet veprimin e kunderligjshem e kane kryer per shkak dhe gjate ushtrimit te detyres. Per kete arsye Dobjani ka kerkuar fillimin e hetimit per vepren penale te “tortures”, e kryer ne bashkepunim ne ngarkim te shtetasve Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi, me detyre punonjes policie ne institucionin e paraburgimit Vlore.

40 vjet burg per vrasjen ne bashkepunim
Gjykata e Tiranes shpalli fajtore dhe denoi dje me 40 vjet burg gjithsej dy te pandehurit, Artan Manari dhe Artan Muça, per veprat penale "vrasje me paramendim" dhe "plagosje te rende" ne bashkepunim si dhe "armembajtje pa leje". Gjate seances se sotme, togat e zeza vendosen denimin me nga 20 vjet burg per secilin per dy te pandehurit Manari dhe Muça. Sipas prokurorise, Manari dhe Muça akuzohen per vrasjen me arme zjarri te shtetasit Altin Çelmeta, me 3 mars 1995, ne rrugen “Mine Peza” ne Tirane. Ne kete ngjarje mbeten te plagosur shtetasit Armando Sh. dhe Meleq J., shoke te viktimes

14 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›