Kushtetuesja rrezon kerkesen per Statusin e Deshmorit
Miratohen ndryshimet e qeverise per shtimin e procedurave per te perfituar kete status dhe reduktohet numri i familjeve qe perfitojne shperblimin prej 5 mije lekesh. Botohet i plote vendimi i Gjykates Kushtetuese
Laureta Rryçi
Per te perfituar statusin e deshmorit do te duhet t’u nenshtrohesh procedurave te reja. Por jo vetem kaq. Ndryshimet qe jane bere ne ligj do te reduktojne numrin e familjeve qe do te perfitojne shperblimin qe ka percaktuar shteti. Gjykata Kushtetuese i ka dhene fund betejes gjyqesore mes organizates per familjaret e deshmoreve dhe qeverise.
Rrezimi
Burime prane Gjykates Kushtetuese pohuan dje per gazeten “Albania” se kjo gjykate tashme e ka dhene vendimin. Gjithçka nisi pas nismes ligjore qe ndermori qeveria “Berisha” per te ndryshuar ligjin per te gjithe ata familjare qe perfitojne nga Statusi i Deshmorit te Atdheut. Duke mos rene dakord me qeverine, Organizata Kombetare per Deshmoret e Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Deshmoret e tjere te Atdheut pak kohe me pare vendosi ta dergoje çeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Keshtu, me miratimin e ligjit te ri do te rishqyrtohen te gjitha dosjet qe kane emrat e deshmoreve te atdheut. Kjo per shkak se mendohet se ka raste ku jane abuzuar dhe persona qe perfitojne nga ky status, nderkohe qe nuk u takon. Po keshtu, nje ndryshim tjeter qe sjell ky ligj i ri eshte dhe kompetenca qe i jepet prefektit. Sipas ligjit, tani e tutje ka te drejte dhe prefekti te propozoje emra per te perfituar kete status. Me keto shtesa e ndryshime eshte kufizuar gjithashtu numri i subjekteve qe perfitojne shperblimin simbolik prej 5000 lekesh ne muaj. Gazeta po publikon te plote vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Vendimi
Kuvendi i Shqiperise me Ligjin nr. 9650, date 27.11.2006 ka bere disa ndryshime e shtesa ne ligjin nr. 8607, date 27.04.2000 “Statusi i Deshmorit te Atdheut”. Me shtesat dhe ndryshimet e bera eshte parashikuar qe te drejten per t’i propozuar Komisionit Qendror te Statusit te Deshmorit te Atdheut njohjen e statusit te deshmorit ta kete perveç Keshillit te Qarkut edhe Prefekti (neni 3); eshte parashikuar e drejta e ankimit ne gjykate ne rast mosshqyrtimi te kerkeses nga Keshilli i Qarkut ose Prefekti, si dhe ne rast mosshqyrtimi te propozimit nga Komisioni Qendror i Statusit te Deshmorit te Atdheut. Me keto shtesa e ndryshime eshte kufizuar gjithashtu numri i subjekteve qe perfitojne shperblimin simbolik prej 5.000 leke ne muaj. Ne Ligjin nr. 8607, date 27.04.2000, njohja e Statusit te Deshmorit te Atdheut kalonte nepermjet kerkeses qe familja e deshmorit, organet shteterore ose perfaqesuesit e shoqerise civile i bente Keshillit te Qarkut per shpalljen “Deshmor i Atdheut” dhe nepermjet propozimit qe Keshilli i Qarkut i bente Komisionit Qendror te Statusit te Deshmorit te Atdheut per njohjen e ketij statusi. Ndryshimet ne ligjin objekt shqyrtimi nuk cenojne fazat e procedimeve, por krahas Keshillit te Qarkut i japin te drejte Prefektit te beje edhe ai propozim per shpalljen deshmor.
Gjykata Kushtetuese vlereson se dhenia e se drejtes per te bere propozim per shpalljen “Deshmor i Atdheut” edhe Prefektit nuk cenon parimet kushtetuese e ligjore qe rregullojne qeverisjen vendore, pasi njohja e Statusit te Deshmorit te Atdheut eshte nje çeshtje me rendesi jo vetem lokale, por edhe kombetare, e cila, ne disa raste, mund te zgjidhet me mire me inicimin e procesit nga organet e pushtetit qendror, perfaqesues i te cileve eshte Prefekti. Nga ana tjeter, dhenia e kompetences per te bere propozim per shpalljen “deshmor” edhe Prefektit nuk kufizon kompetencat e organeve te pushtetit vendor. Kjo e drejte zgjeron vetem rrethin e subjekteve qe kane te drejte te iniciojne nje procedure administrative per njohjen e ketij statusi nga Komisioni Qendror i Statusit te Deshmorit te Atdheut, i cili mbetet i vetmi organ vendimmarres. Dhenia e kesaj kompetente edhe institucionit te Prefektit, nuk cenon as te drejtat e Shoqates dhe te anetareve te saj, por eshte nje mundesi me shume per te garantuar te drejtat e personave kerkues, te cilet, sipas nenit 3 te ligjit nr. 8607, date 27.04.2000 “Statusi i Deshmorit te Atdheut”, jane familjaret e deshmorit, organet shteterore ose perfaqesuesit e shoqerise civile. Nenet 2 dhe 3 te Ligjit nr. 9650, date 27.04.2006 qe kane ndryshuar nenet 4 dhe 5 te Ligjit nr. 8607, date 27.04.2000, kane vendosur afate per perfundimin e ketyre procedimeve dhe kane parashikuar te drejten e ankimit ne gjykate ne rast mosshqyrtimi brenda ketyre afateve te kerkeses apo propozimit per shpalljen deshmor.
Si mund ta fitosh statusin
Gjykata Kushtetuese vlereson se njohja me ligj e se drejtes se ankimit ne gjykatat e sistemit gjyqesor per mosshqyrtimin brenda afateve nga organi administrativ nuk perben cenim te parimit kushtetues te garantimit te pavaresise se gjykatave. Kontrolli gjyqesor mbi administraten publike bazohet ne parimet kushtetuese te balancimit te pushteteve (neni 7) dhe te shtetit te se drejtes (neni 4) dhe eshte sanksionuar si parim procedural edhe ne Kodet e Procedurave Administrative e Civile. Pikerisht ne nenet 324, 328 e 331 te Kodit te Procedures Civile eshte parashikuar e drejta per te ngritur padi ne gjykate edhe ne rastin e mosshqyrtimit te kerkeses nga ana e administrates publike brenda afateve ligjore. Ne kete menyre, ligjvenesi per te garantuar nje mbrojtje me te mire te interesave te kerkuesve per dhenien e statusit te deshmorit, vendos autoritetin administrativ nen kontrollin gjyqesor. Me Ligjin nr. 8607, date 27.04.2000, perfitonin bashkerisht, nje shperblim financiar mujor prej 5 mije leke, bashkeshorti i deshmorit, femijet pa kufizim moshe, prinderit, vellezerit dhe motrat, ndersa me ndryshimet e bera nga kjo e drejte nuk perfitojne femijet mbi 18 vjeç (ose mbi 25 vjeç, kur vazhdojne shkollen), prinderit qe nuk bashkejetonin me te ne momentin e vdekjes, si dhe vellezerit dhe motrat qe nuk kane qene ne kujdestari te tij. Gjykata Kushtetuese, arrin ne perfundimin se berja e ketij ndryshimi, ndonese mund te cenoje nje te drejte te meparshme, nuk perben cenim te parimeve, te te drejtave te fituara e te besimit te qytetareve tek sistemi juridik qe te gezojne mbrojtje kushtetuese. Kushtetuta nuk ndalon çdo ndryshim te nje situate te favorshme ligjore. Keshtu, ne kete drejtim, duhet pare ne çdo rast se ne çfare mase dhe deri ku, besimi qe ka qytetari ne situaten e favorshme ligjore paraqitet i rendesishem per t’u mbrojtur nga normat dhe parimet kushtetuese si dhe cilat jane arsyet per nje mbrojtje te tille. Ligjvenesi ka detyrimin te rregulloje ne menyre me te hollesishme te drejtat e parashikuara ne Kushtetute. Ne kuadrin e ketij rregullimi ai nuk mund te preke ato te drejta, kufijte e te cilave ne Kushtetute jane parashikuar shprehimisht si te pakapercyeshme ose te kufizueshme vetem ne raste specifike. Te drejtat e tjera kushtetuese ai mund t’i kufizoje vetem ne kushtet e nenit 17 te Kushtetutes, pra, per nje interes publik, per te mbrojtur te drejtat e te tjereve me menyra dhe forma qe te jene ne perpjesetim me gjendjen qe e ka diktuar ndryshimin dhe pa prekur thelbin e te drejtes. Persa u perket masave te tjera qe merr ligjvenesi, qofshin edhe ato me efekte negative per subjektet e ligjit, nuk mund te pranohet se kufizimi i tyre sjell ne çdo rast cenimin e parimit kushtetues te mbrojtjes se te drejtave te fituara.
Shperblimi
E drejta per shperblim financiar mujor te familjareve te deshmorit nuk eshte nje e drejte themelore e parashikuar nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise apo konventat nderkombetare dhe as nje e drejte qe derivon nga ligje qe jane zbatim i te drejtave themelore te qytetareve. Ajo nuk rrjedh as nga e drejta e sigurimeve shoqerore dhe rrjedhimisht, kushtet e dhenies e te ndryshimit te saj nuk mund te barazohen me te drejten e perfitimit te pensioneve si nje e drejte themelore, parashikuar ne nenin 52 te Kushtetutes. Shperblimi financiar mujor i familjareve te deshmorit ka karakter simbolik dhe eshte pjese e nderimit dhe e respektit qe shteti ben per vepren e deshmorit, prandaj masa e tij si dhe rrethi i subjekteve qe perfitojne vleresohen nga ligjvenesi. Gjykata Kushtetuese çmon se ligjvenesi, sipas vleresimit te kompetencave te veta, ka vleresuar qe nderimi dhe respekti per deshmoret do te behet nepermjet organizimit te ceremonive perkujtimore nga organet shteterore dhe duke ngritur e mirembajtur varrezat, lapidaret etj. Organet shteterore kane detyre gjithashtu te ruajne e mirembajne ne muze dokumentet e deshmoreve dhe t’u japin perparesi familjareve te deshmoreve per strehim e punesim. Ne kuadrin e ketij nderimi e respekti, ligjvenesi cakton, per nje rreth te kufizuar te familjareve te deshmorit, nje shperblim simbolik. Rregullimi i mesiperm edhe per shperblimin simbolik, i sanksionuar me ligj, nuk mund te vleresohet si cenim i parimit te sigurise juridike jo vetem se nuk cenon nje te drejte themelore, por nuk ka te beje as me te drejta qe te jene nje zbatim i te drejtave themelore. Ne lidhje me kete, edhe Rezoluta e miratuar nga OKB-ja, nr. 2200 XXII, dhjetor 1966 “Pakti nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe kulturore”, te ciles i referohet kerkuesi, merr ne mbrojtje te drejtat themelore te njeriut dhe jo çdo te drejte kur thekson se “nuk mund te pranohet asnje kufizim ose shkelje e te drejtave themelore te njeriut qe jane njohur ose jane ne fuqi ne çdo vend ne baze te ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve”. PER KETO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, ne baze te nenit 72 te Ligjit nr.8577, date 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise”, me shumice votash, vendosi rrezimin e kerkeses. Ky vendim eshte perfundimtar, i formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne Fletoren Zyrtare.
Kerkesat e shoqates
Pjesetaret e familjeve te deshmoreve e kane fituar te drejten e shperblimit ne baze te ligjit dhe nuk mund t’u hiqet me nje ligj tjeter sepse cenohet parimi i sigurise juridike dhe i te drejtave te fituara.
Ligji, objekt gjykimi, i ka dhene kompetence veç Keshillit te Qarkut, edhe prefektit te verifikoje, te shqyrtoje dhe te propozoje ne Komisionin Qendror per shpalljen e deshmoreve te atdheut, megjithese juridikisht nuk mund te jene dy organe kompetente per te njejtin problem.
Ligji i ri i ka dhene te drejte kerkuesve per shpalljen deshmor qe t’i drejtohen gjykates nese Keshilli i Qarkut ose Komisioni Qendror nuk shqyrton kerkesen per shpalljen deshmor brenda afateve ligjore. Perfshirja e gjykatave ne procesin e pergatitjeve per marrjen e vendimit eshte antikushtetuese sepse i vendos ato ne varesi te administrates.
Perfaqesuesit e subjekteve te interesuara pretenduan:
Ligji, objekt shqyrtimi, ben percaktimin korrekt te pjesetareve te familjes. Ky percaktim behet vetem per efekt te shperblimit dhe jo per te mosrespektuar te drejtat e familjareve e te afermve dhe nderimet qe u behen atyre.
Pagesa 5000 leke ne muaj ka efekte simbolike. Ai eshte i pakushtezuar dhe nuk destinohet per perdorim ne nje drejtim te caktuar. Familjaret nuk jane te detyruar ta perdorin ate per organizim ceremonish perkujtimore, mirembajtje permendoresh, te varrit apo lapidarit sepse ligji ka ngarkuar per keto organet shteterore dhe ato te qeverisjes vendore.
Dhenia e se drejtes se propozimit per shpallje deshmor edhe prefektit garanton me shume te drejten e personave kerkues.
Eshte organi ligjvenesi qe vlereson nese nje rregullim te caktuar do ta beje me ligj apo do t’ia delegoje Keshillit te Ministrave.
Ligji i ri nuk cenon pavaresine e gjykatave, por vendos autoritetin administrativ nen kontrollin gjyqesor per te garantuar nje mbrojtje maksimale te interesave te kerkuesve per dhenien e statusit te deshmorit.
14 Dhjetor 2007