Arrestohet tutori i dy prostitutave në hotelet e Tiranës, po i çonte drejt Kosovës

Kukës, 2 shkurt, NOA Pasi i ka shfrytëzuar
në mënyrë sistematike për prostitucion në hotele të ndryshme të Tiranës, tutori
i dy vajzave të reja ka tentuar ti trafikojë ato në drejtim të Kosovës, sërish
për qëllime prostitucioni.
Por nuk ka mundur ta realizojë dot këtë qëllim,
pasi është arrestuar në flagrancë në kuadrin e operacionit policor Tërthorja.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve
NOA nga burime policore, sipas të cilave i ndaluari është Përparim Kaçi, vjeç
41, banues në fshatin Domje të Tiranës, ndërsa dy vajzat e shfrytëzuara prej
tij janë përkatësisht E.S, 18 vjeç dhe M.M, 22 vjeç.
Mësohet më tej se tutori 41-vjeçar është kapur
në flagrancë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në momentin që po përpiqej
ti trafikonte dy vajzat e lartpërmendura.
Nga hetimet e deritanishme është bërë i mundur
dokumentimi ligjor i kësaj vepre penale, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për
dokumentimin në tërësi të aktivitetit kriminal të këtij personi, i cili
akuzohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 114 /a dhe 114/b të Kodit
Penal.
n.e/NOA