E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganierëve grekë në jug, bllokohen pikat kufitare për 48 orë

Kakavijë, 2 shkurt, NOA - Pikat e kalimit kufitar
me Greqinë në jug të vendit nuk do të funksionojnë që prej ditës së nesërme për
48 orë rresht për automjetet, por vetëm për këmbësorët. Lajmi komunikohet zyrtarisht
nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të
cilave një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të grevës që doganierët e doganës në palën greke
do të zhvillojnë për dy ditë rresht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Konkretisht, pika e Kakavijës, Tre Urat në Çarshovë
si dhe pika e Sopikut, që prej datës 03.02.2010, ora 23.00 deri më datën
05.02.2010, ora 23.00, nuk do të funksionojnë për automjetet as për kamionët dhe
as për autoveturat apo autobusët, por vetëm për këmbësorët.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë
planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të anuluar
dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar konfuzion dhe
radhë në këto pika, thuhet në njoftimin përkatës të policisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›