E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet tutori, kapet në flagrancë prostituta 34-vjeçare



DURRËS – Shënohen rastet e para të zbulimit të qendrave të prostitucionit në ditët e para të fillimit të sezonit turistik, ku një tutor i një 34-vjeçareje ka rënë në prangat e policisë. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se ditën e hënë në mesditë, rreth orës 14.00, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, nga të cilët njëri akuzohet për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit dhe tjetri për shfrytëzim prostitucioni. Sipas tyre, Sokol Azuni, lindur në vitin 1972 në fshatin Rromanat Durrës dhe A. M., e lindur në vitin 1974, dhe banuese në lagjen Nr.6 Tiranë, e divorcuar, nënë e dy fëmijëve, u ndaluan në lagjen Nr. 13, në sektorin “Teuta” të qytetit bregdetar. Burimet policore bëjnë të ditur se A.M. po kryente marrëdhënie me klientë kundrejt shumës prej 4.000 lekë. Zëdhënësja Ornela Cako pohon se “nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se kjo shtetase shfrytëzohej për prostitucion nga Sokol Azuni kundrejt një marrëveshje të bërë mbi ndarjen e fitimeve”. Prokuroria po vazhdon hetimet për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit” ndaj shtetasit Sokol Azuni dhe për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit ndaj shtetases A. M.”.

10 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›