E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes dy familjeve, vritet me çifte 53-vjeçari



VLORË – Një sherr mes dy familjeve ka përfunduar në mënyrë tragjike. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shtetasi Sotir Kordha, me banim në fshatin Bestrovë të Vlorës, është vrarë dje pasdite nga një shtetas, i prangosur disa orë më vonë në tentativën për t’u larguar. Sipas tyre, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të ditës së hënë, pas një konflikti që familja Kordha kishte pasur prej ditësh me familjen e shtetasit Besnik Driza. Përplasja mes dy familjeve ka kulmuar dje, Driza ka vendosur për t’i dhënë fund konfliktit duke vrarë 53-vjeçarin. Ai ka marrë çiften që mbante pa leje në shtëpinë e tij dhe ka qëlluar, duke lënë të vdekur në vend Sotir Kordhën. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, por në tentativën për të humbur gjurmët është ndaluar nga forcat e Rendit, të cilët po e ndiqnin për ta kapur. Burimet policore pohojnë se kapja e Drizës u bë pranë lumit Vjosa, vetëm 40 minuta pas krimit. Dje pasdite shtetasi Besnik Driza është marrë në pyetje nga ekspertët e policisë. Burime në grupin hetimor pohojnë se autori krimit, lindur në Gramsh dhe banues në Vlorë, ka deklaruar shkakun e vrasjes, një konflikt që kishte pasur me familjen e viktimës.

10 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›