Kuvendi miraton ligjin për legalizimet
Kuvendi miratoi gjatë seancës së djeshme ligjin “Për legalizimet”. 71 deputetë votuan pro amendamentëve në ligjin e legalizimeve dhe 15 votuan kundër. Amendamentet në ligjin për legalizimet u miratuan pak kohë më parë nga Kuvendi, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës. Ky i fundit shprehu rezerva në lidhje me procedurat e kompensimit të ish-pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje. Pas rishqyrtimit në Kuvend dhe miratimit të ndryshmeve të sugjeruara si nga presidenti Topi, nga shoqatat e ish-pronarëve, por dhe nga Partia Republikane, ligji pritet të miratohet në seancë. Seancën e kaluar ky ligj nuk arriti të miratohej për shkak të mungesës së deputetëve në sallë. Ndërsa gjatë seancës së mbrëmshme deputetët e maxhorancës votuan pro ligjit të legalizimeve. Gjatë fjalës së mbajtur në përfudnim të seancës së djeshme, Berisha ftoi opozitën që të marrë pjesë në turin e tij “Shqipëria në NATO”. “Gjatë diskutimeve disa nga deputetët po shtrojnë pyetjen ku është kryeministri. Kryeministri është tek zgjedhësit tuaj për t’u konfrontuar me programin. Dhe mua më keni çdo ditë tek zgjedhësit. Është shumë mirë të ballafaqohemi me zgjedhësit, të inagurojmë rrugë e ujësjellësa. Opozita të vijë bashkë me mua”, është shprehur Berisha.
10 Qershor 2008