Konkurset për policinë nisnin nga 20 prilli
08/04/2009 Testimet do të kryhen në disa vende të ndryshme, të ndara sipas qarqeve
Vendet ku do të organizohet testi teorik për 883 kandidatët për oficerë
TIRANE- Së shpejti 883 kandidatë të rinj që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do i nënshtrohen testit teorik në katër qarqe të vendit. Sipas drejtuesve të policisë, përmes këtij procesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synohet përzgjedhja e kandidatëve më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. “Është objektiv parësor i policisë të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët”,- bëhet e ditur në nga zyra e shtypit të policisë. Kështu, për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë në datën 20.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0495-0702. Në orën 11.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Dibër dhe Durrës, si dhe aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0703-0852. Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Kristal” Fier në datën 29.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Fier dhe Vlorë. Në orën 11.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Berat dhe Gjirokastër. Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 09.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00’ pranë këtij universiteti. Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në datën 18.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti. Të gjithë kandidatët duhet të kenë më vete fletën e pranimit.
Vendet e konkurseve
Për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë në datën 20.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe, ku njëri do kryet në orën 07:00 dhe tjetri në orën 11:00.
Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Kristal” Fier në datën 29.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe, ku njëri do të kryhet në orën 07:00 dhe tjetri në orën 11:00
Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 09.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti dhe të jenë të pajisur me fletën e pranimit.
Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në datën 18.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti, dhe të jenë të pajisur me fletën e pranimit.